BRITANI E MADHE – 717 të vdekur në 24-orëshin e fundit në spitale, 11 329 në total

LONDËR, 13 prill /ATSH-AFP/- Epidemia e koronavirusit ka vrarë 717 persona të tjerë në Britaninë e Madhe.

“Këto shifra të reja e kanë çuar numrin e përgjithshëm të personave të vdekur në spitale në 11 329”, njoftoi sot Departamenti i Shëndetësisë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pak më shumë se 14 500 njerëz të tjerë u testuan për COVID-19 brenda 24-orëshit të fundit.

Numri i përgjithshëm të infektuar nga COVID-19 ka shkuar në 88 621, që nga fillimi i epidemisë në Britaninë e Madhe./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.