SARAJEVË, 13 prill /ATSH-AA/ – Në Bosnjë-Hercegovinë numri i viktimave nga COVID-19 deri tani ka arritur në 39, ndërsa janë regjistruar 1 030 raste, sipas të dhënave të ministrisë së Çështjeve Civile të vendit.
Gjithsej u kryen 11 612 teste, ndërsa 15 094 persona janë nën mbikëqyrje.
Në entitetin e Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, janë testuar 6,174 persona, nga të cilët 588 rezultuan pozitivë, ndërsa 24 kanë humbur jetën. Aktualisht nën mbikëqyrje ndodhen 7 556 persona.
Në entitetin e Republikës Srpska janë testuar 5 223 persona, nga të cilët 425 rezultuan pozitivë, ndërsa u regjistruan 14 viktima. Aktualisht nën mbikqyrje janë 6 164 persona.
Në distriktin Brçko, u raportua një viktimë nga COVID-19. Nga 215 të testuarit në total, 17 rezultuan pozitivë. / /sara/
