AUSTRI – “OPEC+” marrëveshje historike për reduktimin e prodhimit të naftës

VJENË, 13 prill /ATSH-AFP/ – Vendet eksportuese të naftës, Arabia Saudite dhe Rusia në krye, arritën një marrëveshje për uljen e prodhimit me përmasa të pazakonta me shpresën për të parandaluar rënien e çmimeve si pasojë e pandemisë së koronavirusit të ri.

“Pas disa ditësh negociata, takimi i fundit nëpërmjet videokonferencës ka mundësuar heqjen e pengesave të fundit për një reduktim me 9,7 fuçi naftë në ditë në maj dhe në qershor”, njoftoi Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC).

Vendet kryesore prodhuese të naftës arritën në një marrëveshje për uljen e prodhimit në përpjekje për të shmangir uljen e çmimeve në sfondin e pandemisë globale të koronavirusit të ri dhe të një lufte çmimesh mes Rusisë dhe Arabisë Saudite.

“Ne po njoftojmë se kemi arritur një marrëveshje historike për të reduktuar prodhimin e naftës të vendeve anëtare të OPEC me gati 10 milionë fuçi në ditë, që nga 1 maji”, shkroi ministri kuvajtjan i Naftës Khaled al-Fadhel në Twitter./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.