Vrasje e mbetur në tentativë, Gjykata lë në qeli Orges Bilbilin

TIRANË, 12 prill/ATSH-A. Fortuzi/- Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg” për Orges Bilbilin, i cili u arrestua dy ditë më parë në kryeqytet nga efektivi i forcave Shqiponja.

Bilbilit, të akuzuar për vrasje të mbetur ne tentative ndaj punonjësve të policisë dhe armëmbajtje pa leje, iu komunikua vendimi për “arrest me burg” në spitalin e Traumës ku dhe është shtruar. Ai iu nënshtrua edhe një ndërhyrje kirurgjikale dhe e kishte të pamundur që të lëvizte.

Avokati i Orges Bilbilit është shprehur se klienti i tij ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe se në çështje ka paqartësi. Gjykata në fund të deklarimeve të palëve, vendosi arrest me burg për 30-vjeçarin, i cili nuk iu bind urdhrit të efektivit të shqiponjave dhe tentoi të largohej, ndërsa ky i fundit duke vepruar me shpejtës arriti ta ndaloi të kërkuarin Orges Bilbilin.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.