VIDEO/ Operacioni humanitar në Pogradec, 152 pako ushqimore për familjet nevojë në njësinë Dardhas

TIRANË, 12 prill /ATSH/ Në kuadër të operacionit humanitar për mbështetjen me pako ushqimore të  familjeve më në nevojë, në kushtet e izolimit për shkak të COVID-19, në njësinë administrative Dardhas, në bashkinë Pogradec u shpërndanë 152 pako ushqimore.

“Kisha Ungjillore Pogradec bashkë me Fondacionin Kenedi dhuruan 100 paketa ushqimore për familjet në njësinë Dardhas, krahas 52 paketave familjare që po shpërndahen nga vetë bashkia për familjet me ndihmë ekonomike”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Shpërndarja, bën të ditur Bashkia, vijon duke shkuar në çdo shtëpi të familjeve në nevojë dhe të moshuarve të vetmuar. /a.gjonaj//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.