VIDEO/ Kukës, drejt izolimit vatrat e zjarrit në njësinë administrative Malzi

TIRANË, 12 prill/TSH/-  Vatrat e zjarrit të cilat përfshinë përgjatë tre ditëve me radhë njësinë administrative, Malzi në Kukës, janë duke u izoluar.

Kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici bëri të ditur se si rezultat i punës së efektivëve të shërbimit zjarrfikës dhe ekspertëve të pyjeve, tashmë nuk ka avancim.

“Vatrat e zjarrit që ishin aktive prej tre ditësh, në njësinë administrative Malzi janë drejt izolimit. Si rezultat i punës së efektivëve të shërbimit zjarrfikës dhe ekspertëve të pyjeve tashmë nuk ka avancim”, bëri të ditur Gjici.

Sipas tij, ekspertët do të qëndrojnë në vendin ku janë shfaqur flakët, për të monitoruar situatën./a.gjonaj/ /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.