TURQI – Dërgohet kontingjenti i dytë me furnizime mjekësore në BM

ANKARA, 12 prill /ATSH-AA/ – Turqia sot dërgoi kontingjentin e dytë me furnizime mjekësore në Britaninë e Madhe në kuadër të luftës kundër koronavirusit.

“Me porosi të presidentit Recep Tayyip Erdogan, kontingjenti i dytë i furnizimeve mjekësore që do të përdoren në luftën kundër COVID-19 u dërgua sot në Britanië e Madhe”, njoftoi ministria turke e Mbrojtjes në Twitter.

Dy ditë më parë Turqia dërgoi një avion ushtarak për të dorëzuar ndihma mjekësore në Britaninë e Madhe, një nga vendet më të prekura nga virusi.

Para kësaj, Turqia kishte dërguar ndihma në Spanjë dhe Itali, si dhe në pesë vende të Ballkanit, përfshirë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.