SPORT – Real Socided, ekipi i parë spanjoll që i kthehet stërvitjes

MADRID, 12 prill /ATSH-MIA/- Klubi ”Real Sociedad” së shpejti do të bëhet ekipi i parë në Spanjë që do t’iu mundësojë lojtarëve që të vazhdojnë me stërvitjet pas fillimit të pandemisë nga koronavirusi në vend.

Klubi theksoi një varg masash mbrojtëse të cilat do të mund të hynin në fuqi menjëherë dhe se lojtarët do të mund të stërviteshin në grupe të kufizuara dhe aktivitetet do të ndiqen nga personeli mjekësor.

Grupe të vogla deri 2-3 lojtarë mund të stërviten bashkë, dhe rekomandohet që të testohen për COVID-19 pasi të arrijnë në stërvitje.

Në ndërkohë, Real Sociedad publikoi se ka ulur pagat e lojtarëve me 20 % në përpjekje që ta lehtësojë gjendjen financiare të klubit gjatë krizës. Këtë masë e mbështetën edhe ekipet e Barcelonës, Real Madridit dhe Atletiko Madridit. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.