SHBA – Cuomo: Dëshirojmë të rihapemi së shpejti, por në mënyrë të zgjuar

NJU JORK, 12 prill /ATSH/ – Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo deklaroi se dëshiron që shteti të hapet sa më shpejt të jetë e mundur, por paralajmëroi se duhet të tregohen të zgjuar në mënyrën e realizimit, sipas BBC.

Ai bëri thirrje për një qasje të koordinuar midis shteteve fqinje, më shumë testime dhe ndihmë federale për fonde.

“Askush nuk dëshiron të zgjedhë midis një strategjie të shëndetit publik dhe një strategjie ekonomike”, shtoi ai.

Pavarësisht se guvernatori tha që numri i pranimeve të pacientëve në spital dhe viktimave pësoi një ndryshim të vogël, duke mbështetur idenë se kurba e shpërthimit në Nju Jork është duke u ulur, dje kishte 758 viktima.

“Duke marrë parasysh ngjarjen e 11 shtatorit, që supozohej të ishte tragjedia më e madhe, me 2 753 jetë të humbura, tashmë nga COVID-19 kemi 9 385 viktima”, deklaroi Cuomo.

Ai gjithashtu njoftoi se ka lëshuar një urdhër ekzekutiv për të rritur numrin e personave që janë në gjendje të kryejnë testin e antitrupave për COVID-19, që tregon nëse dikush ka patur virusin dhe mund të jetë imun. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.