SHBA – Arrin në 20 506 numri i viktimave nga COVID-19, 1 920 në 24 orë

UASHINGTON, 12 prill /ATSH-AFP/ – SHBA-ja regjistroi 1 920 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit, që përbën një rënie të lehtë në raport me një ditë më parë, sipas të dhënave të Universiteti Johns Hopkins.

Gjatë 24 orëve të një dite më parë, COVID-19 kishte shkaktuar 2 108 të vdekur në SHBA, ku epidema ka shkaktuar 20 506 të vdekur në total, bilanci më i rëndë për një vend në botë, sipas shifrave të këtij universiteti me seli në Baltimore.

SHBA-ja kaloi pragun prej 20 000 të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri, ndërkohë që në mbbarë botën qindra milionë të krishterë, të kufizuar ashtu si gjysma e njerëzimit, festojnë të dielën Pashkët në kushte të papara ndonjëherë, ceremoni pa besimtarë, medha papale në ekran.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.