NJU JORK – Cuomo: Nuk e zëvendësoj Bidenin si kandidat përballë Trump

NJU JORK, 12 prill /ATSH-DPA/ – Jo, kurrë, absolutisht jo, ishte përgjigjja e guvernatorit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, i cili përjashton kështu spekulimet se ai mund të zëvendësojë Joe Biden si kandidat i demokratëve për zgjedhjet presidenciale apo si kandidat për postin e zëvendëspresidentit nëse do të fitoheshin zgjedhjet përballë presidentit aktual, Donald Trump.

“Nga njëra anë, kjo nuk është e vërtetë, dhe nga tjetër është e parëndësishme”, deklaroi Cuomo

Ai hodhi poshtë thashethemet se disa demokratë besojnë se ai mund të jetë një kandidat më i fortë se Biden për të larguar presidentin Donald Trump nga Zyra Ovale.

“Unë nuk po kandidoj për president. Unë nuk po kandidoj as për zëvendëspresident”, theksoi ai.

Cuomo ka marrë vlerësime të ashpra për trajtimin nga ana e tij të krizës së koronavirusit në Nju Jork.

Ai gjithashtu hodhi poshtë mundësinë për të shërbyer edhe si sekretar i kabinetit, në një administratë demokrate./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.