MJEKESI/SHKENCE- Aurisicchio: Kemi studiuar pesë lloje vaksinash, dy prej tyre janë premtuese

ROME, 12 prill /ATSH-ANSA/- Rezultatet e para të testeve paraklinike të pesë vaksinave të koronavirusit SarsCoV2 të kryera në Itali nga ndërmarrja Takis janë pozitive dhe inkurajuese dhe shkaktojnë një prodhim të fortë të antitrupave, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë, Luigi Aurisicchio.

“Pas eksperimentit të parë dhe me një administrim të vetëm, gjetëm një titull të fortë antitrupash. Rezultatet e para prepreklinike demonstrojnë një mungesë të fortë të homogjenitetit të pesë kandidatëve për vaksina”, shtoi ai.

Të pesë kandidatët për vaksina janë projektuar për tëkundështuar armën kryesore që përdor virusi për të pushtuar qelizat, proteinën Spike.

Në fakt, ato bazohen në fragmentet e materialit gjenetik të koronavirusit që korrespondojnë me rajone të ndryshme të proteinave dhe të gjitha administrohen me teknikën e quajtur elektropurim, e cila konsiston në një injeksion në muskul të ndjekur nga një impuls elektrik shumë i shkurtër që lehtëson hyrjen e vaksinës në qeliza dhe aktivizon sistemin imunitar.

”Nga pesë vaksinat që testohen, dy aktualisht janë më premtueset”, tha Aurisicchio. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.