Lehtësim i karantinës/ Blerjet e Pashkëve për të moshuarit e vetmuar

TIRANË, 12 prill/ATSH-A. Fortuzi/-Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot, një video, ku nënkryetarja e Bashkisë së  kryeqytetit, Anisa Ruseti së bashku me gazetarin, Blendi Salaj, kanë bërë blerjet e pashkëve për gjyshet katolike.

Kryebashkiaku Veliaj, thekson stafi i bashkisë është në aksion për të lehtësuar sadopak barrën e karantinës për të moshuarit

 “I gjithë stafi ynë në aksion për të lehtësuar sadopak barrën e karantinës për të moshuarit që kanë kufizimet më të mëdha këto ditë”,- thekson Veliaj.

“Faleminderit Blendi Salaj që bashkë me nënkryetaren Ruseti bënë blerjet e Pashkëve për gjyshet katolike nën nismën  “adopto një gjysh”,- vijon Veliaj.

“Jam shumë i kënaqur që isha pjesë e nismës adopto një gjyshe. Ne në fakt adoptuam tre gjyshe sot. Sapo takuam një zonjë tashmë dhe zemrën e kam plotë, se nuk lidhet vetëm me ushqimet që i dërgojmë, por edhe efekti që kemi pasur te ato, duke i emocionuar dhe kemi parë edhe lotë në sytë e tyre”,- tha Salaj.

“E falenderoj Blendin, që na u bashkua në një ditë të veçantë si kjo e Pashkëve, tek nisma “adopto një gjyshe”, ku jo vetëm që kemi dërguar ushqimet e domosdoshme, por dhe simbolin e pashkëve, vezët e kuqe. Dhe po ashtu kemi marrë edhe ne vezë të kuqe nga gjyshet që takuam. Uroj që kjo nisëm të përqafohet edhe nga shumë të rinj e të reja, të cilët duhet të pjesë e kësaj nisme, për të ndihmuar të moshuarit që të mos dalin jashtë”,- tha Anisa Ruseti, nënkryetare e Bashkisë së Tiranës

 

live

I gjithë stafi ynë në aksion për të lehtësuar sadopak barrën e karantinës për të moshuarit që kanëkufizimet më të mëdha këto ditëFaleminderit @blendisalaj që bashkë me nënkryetaren Ruseti bënë blerjet e Pashkëve për gjyshet katolike nën nismën #adoptonjëgjyshe

Gepostet von Erion Veliaj am Sonntag, 12. April 2020

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.