KINË – Rekord rastesh të reja të importuara me COVID-19

PEKIN, 12 prill /ATSH-AFP/ – Kina njoftoi sot 97 raste të reja të importuara të kontaminuara me koronavirusin e ri, një nivel që nuk ishte arritur që prej fillimit të marsit.

Epidemia është përhapur përgjithësisht në vend. Vetëm dy raste lokale të tjera janë regjistruar nga Ministria e Shëndetësisë. Por autoritetet shqetësohen për një valë të dytë epidemike, të importuar nga udhëtarët ndërkombëtarë.

Përballë këtij fenomeni, Kina ka mbyllur kufijtë pothuajse plotësisht me vendet jashtë. Rastet  e importuara janë kryesish nga fakti i kinezëce të kthyer në shtëpi./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.