KANADA – Parlamenti voton një program të gjerë të ndihmës ekonomike kundër COVID-19

MONTREAL, 12 prill /ATSH-AFP/ – Parlamenti kanadez miratoi sot një program për subvencionimin e pagave, paraqitur si plani më i madh ekonomik që prej Luftës së Dytë Botërore, për të ndihmuar kompanitë dhe punonjësit e tyre për të kapërcyer krizën e shkaktuar nga koronavirusi.

Parlamenti, punimet e të cilit janë pezulluar, ka zhvilluar një seancë të jashtëzakonshme për miratimin e këtij programi, me vlerë prej 73 miliardë dollarësh kanadezë (47 miliardë euro),  që parashikon të sigurojë për kompanitë 75% të pagave për punonjësit e tyre për të shmangur largimet masive nga puna.

Kryeministri, Justin Trudeau mori pjesë në seancë. Ai ka qenë i izoluar në rezidencën e tij që prej një muaji./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.