GJERMANI – Numri i të shëruarve nga COVID-19 tejkalon numrin e të infektuarve

BERLIN, 12 prill /ATSH-MIA/ – Për herë të parë që nga shpërthimi i epidemisë, numri i të shëruarve nga koronavirusi në Gjermani e tejkaloi numrin e të infektuarve, bëri të ditur Instituti i Virusologjisë në Berlin “Robert Koh”.

Sipas instituti, ”numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Gjermani është 120 479, ndërsa pacientë të shëruar janë 60 200. Pothuaj 2 673 persona kanë ndërruar jetë në këtë shtet dhe 57 606 persona janë nën kurim.

Epiqendra e përhapjes së virusit korona në Gjermani është provinca e Bavarisë, ku sipas institutit, janë infektuar 32 282 persona, ndërsa rastet e vdekjes nga koronavirusi janë 786.

Raste në rritje kanë pasur edhe provinca e Rajna Veriore – Vestfalia me 24 267 raste tëkonfirmuara dhe 495 raste vdekjesh, dhe rajoni Baden-Virtemberg me 24.078 raste dhe 649 të vdekur. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.