FOTO- Operacioni humanitar në Kukës/ Shpërndahen 100 pako ushqimore për familjet në nevojë

TIRANË, 12 prill/ATSH/ Bashkia e Kukësit vijoi edhe sot shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet më në nevojë, në kuadër të operacionit humanitar që po kryhet në të gjithë vendin që në nisje të masave shtrënguese të qeverisë për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.

Kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici bëri të ditur se ditën e sotme janë shpërndarë 100 pako ushqimore për familjet e evidentuara në nevojë.

“Ne vazhdojmë t’i gjendemi pranë shumë familjeve në nevojë duke përdorur në maksimum të gjitha kapacitetet që Bashkia disponon”, deklaroi Gjici, ndërsa u kërkoi qytetarëve të tij të vijojnë zbatimin e masave me rigorozitet./a.gjonaj//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.