COVID-19/ Bankat, ristrukturim të kredisë për të gjithë sektorët në vështirësi

TIRANË, 12 prill /ATSH/- Bankat tregtare në vend po bëjnë ristrukturim të kredisë për të gjithë sektorët në vështirësi, që janë prekur nga situatat e krijuar nga COVID-19.

Bankat kanë evidentuar se disa sektorë të tregtisë dhe turizmit, po përballen me humbje më të mëdha. Ndaj dhe kryesojnë këto biznese me kërkesat për shtyrje pagese kësti kredie ndikuar nga ndërprerja e aktivitetit tregtar, apo prodhues, si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19.

Bankat njoftojnë se, mbështetur në vendimin e Bankës së Shqipërisë për shtyrjen e këstit të pagesës së kredive për qytetarët dhe biznesin, në kushtet e krjuara nga koronavirusi, kanë vendosur që ristrukturimi të bëhet për të gjithë sektorët në vështirësi.

Gjithashtu, shtyrja e pagesave bëhet pa rrezikun që Banka të fillojë procesin e ekzekutimit të kolateralit. Ndërsa shqyrtohet në detaje kërkesa e klientit deri në dakortësi me të për shtyrje nga 1-3 muaj. e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.