COVID-19/ Ambasada SHBA-së, ekspertizë ligjore online në zbatimin e sanksioneve mbi eksportet

TIRANË,  12 prill /ATSH/- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, vazhdon të punojë me Autoritetin Shqiptar të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE), duke respektuar masat e distancimit social, kundër COVID-19.

“Pavarësisht masave të distancimit social, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, nëpërmjet programit të saj për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurimin e Kufijve (EXBS), vazhdon të punojë me Autoritetin Shqiptar të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE) për të ofruar ekspertizë ligjore në zbatimin e sanksioneve.

Së fundmi, qeveria shqiptare miratoi Ligjin mbi Masat Ndërkombëtare Kufizuese, i cili është një hap i rëndësishëm përpara në zbatimin e sanksioneve.

“Kjo punë e rëndësishme do të ndihmojë Shqipërinë në zbatimin e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara të cilat synojnë nxitjen e paqes dhe sigurisë globale, parandalimin e konflikteve ndërkombëtare dhe forcimin e demokracive”- citon në njoftimin e saj Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë.

e.xh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.