BELGJIKE – Rënie e lehtë e vdekjeve nga koronavirusi

BRUKSEL, 12 prill /ATSH-AA/- Mbi 1 600 raste të reja të konfirmuara me COVID-19 dhe 268 vdekje u raportuan në Belgjikë gjatë 24 orëve të fundit, nga 1 351 raste dhe 327 vdekje të regjistruara një ditë më parë.

Sipas të dhënave të fundit të qendrës kërkimore “Sciensano”, në Belgjikë 29 647 pacientë janë diagnostikuar me koronavirus dhe 3 600 persona kanë vdekur që nga shpërthimi i koronavirusit.

Aktualisht, 5 353 pacientë janë duke u trajtuar në spital, ndërsa 6 463 janë shëruar nga koronavirusi që nga mesi i muajit mars.

Qeveria federale e udhëhequr nga Sophie de ëilmes dje njoftoi një paketë prej 50 miliardë eurosh për të ndihmuar bizneset më të prekura nga pasojat ekonomike. Qeveria do të japë garanci të kredisë për kompanitë në nevojë për të zgjatur kreditë e tyre bankare.

Qeveria po ashtu vendosi masa për të lehtësuar rekrutimin e punëtorëve sezonalë së fundmi të papunë për bujqësinë dhe industrinë ushqimore. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.