VIDEO-FOTOGALERI/ Qytetarët respektojnë masat e sigurisë dhe distancën në tregun ushqimor në Kombinat

TIRANË, 11 prill/ATSH-A. Fortuzi/- Qytetarët e Tiranës janë duke respektuar distancat e përcaktuara nga Bashkia, në kuadër të masave të sigurisë sa i takon mos përhapjes së koronavirusit të ri.

Agjencia Telegrafike Shqiptare ka sjell pamje nga tregu ushqimor i Kombinatit ky qytetarët ruanin distancën fizike përpara dhe pas hyrjes.

Gjithashtu qytetarët, të pajisur me leje dalje nga “e-Albania”,  me maska dhe doreza, duke ruajtur sigurinë e tyre dhe të personave të tjerë, fillimisht tregonin lejen e marrë online punonjësit të policisë, për të vijuar me tej te korridori sanitar, ku dezinfektohen përpara se të hyjnë në treg. Edhe pas hyrjes në tregun ushqimor, janë përcaktuar sërish distancat e sigurisë, të cilat respektohen me rigorozitet nga qytetarët.

Tregu ushqimor i Kombinatit ishte tregu i parë në të cilin u vendos korridori sanitar, ndërsa një elementë i tillë i sigurisë tashmë është vendosur dhe në tregje të tjera ushqimore në kryeqytet. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.