RIAD – G20-a asnjë marrëveshje për uljen e prodhimit të naftës

RIAD, 11 prill /ATSH-AFP/ – Ministrat e Energjisë së vendeve të G20-s nuk arritën në një marrëveshje për uljen e prodhimit të naftës, sipas komunikatës të publikuar në përfundim të negociatave.

Bisedimet ishin të vështira në përpjekje për të arritur një marrëveshje mbi një rënie masive të prodhimit të naftës, bllokuar më parë nga Meksika.

Një marrëveshje mes SHBA-së dhe Meksikës për të ndihmuar Meksikon të plotësojë kuotën e reduktimit të kërkuar nga prodhuesit dukej se hiqte një pengesë për një marrëveshje globale.

Komunikata përfundimtare e publikuar pas përfundimit të samitit virtual, i organizuar nga Arabia Saudite, eksportuesi më i madh në botë i naftës, përfshin angazhime për bashkëpunim të ardhshëm në kudër të luftës kundër pandemisë së koronavirusit, por nuk përmend ndonjë ulje.

“Ne jemi të angazhuar të sigurojmë që sektori i energjisë vazhdon të japë një kontribut të plotë dhe efektiv në kuadër të mposhtjes së COVID-19 dhe mundësimit të rimëkëmbjes globale ekonomike globale që duhet të të pasojë”, theksuan ministrat në këtë deklaratë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.