Rama ndan videon emocionuese kushtuar mjekëve: Një mijë herë falenderime atyre që po zmbrapsim armikun në vijën e zjarrit


TIRANË, 11 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama shprehu sot mirënjohjen për bluzat e bardha që sot gjenden në vijën e parë të luftës kundër COVID-19.

Kryeministri ndau një video me zërat e fëmijëve, të cilët me muzikë të Agim Prodanit, kanë realizuar “Këngën e mjekut”.

“Një mijë herë falenderime atyre që po zmbrapsim armikun në vijën e zjarrit”, tha Rama teksa shpërndau videon emocionuese.

“Ti lodhje s’ndjen as ditë as natë, pamposhtur qëndron për të ardhmen ku jeta thërret”, ishte një ndër mesazhet e “Këngës së mjekut”. /m.m/ /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.