Në dy spitalet COVID 60 pacientë të shtruar, mes të cilëve 11 në terapi intensive dhe 6 të intubuar

TIRANË, 11 prill/ATSH/ Në spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi” në Tiranë aktualisht po marrin shërbim 60 pacientë.

Zv/ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli, tha se “në Shërbimin Infektiv aktualisht janë 53 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 pacientë janë të intubuar.

“Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, prej tyre 4 pacientë janë të intubuar”, – tha Rakacolli.

Në 24 orët e fundit janë testuar 259 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 17 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 3644 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 433 raste./k.s/ /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.