MV – 711 raste me COVID-19, 32 viktima

SHKUP, 11 prill /ATSH-MIA/ – Me 48 të sëmurë të rinj nga koronavirusi, numri i
përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 në vend arriti në 711.

Nga Klinika për Sëmundje Infektive, pas dy testimeve negative, kanë dalë tre pacientë të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa megjithatë janë pranuar dy pacientë të rinj.

Në këtë klinikë janë hospitalizuar gjithsej 66 pacientë, prej të cilëve tetë janë në ventilim mekanik me forma të rënda të sëmundjes.

”Për këtë fundjavë, që do të jetë e mbyllur për lëvizjen e popullatës, në territorin e gjithë shtetit, deri të hënën në orën 05:00, bëj thirrje që qytetarët t’i respektojnë masat”, deklaroi ministri maqedonas i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

”Besoj se të gjithë qytetarët e kuptojnë nevojën për masa të këtilla dhe e di se është e vështirë të qëndrohet në shtëpi në një kohe kaq të bukur, por pikërisht në këto kushte duhet të tregohet përgjegjësi maksimale dhe secili prej nesh të përmbahet ndaj asaj që është përcaktuar”, theksoi ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.