Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA/ Kim takim virtual me të rinjtë e Këndeve Amerikane

TIRANË, 11 prill/ATSH/ -Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka zhvilluar një takim virtual me të rinjtë nga Këndet tona Amerikane në Tiranë, Vlorë dhe Kukës.

Ambasadorja Kim dhe të rinjtë biseduan se si është të jesh një nxënës i shkollave të mesme në Shqipëri.

Ambasadorja Kim dhe të rinjtë biseduan gjithashtu se pse marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë janë kaq të rëndësishme.

“Duke qenë se rregullat e distancimit social i ndalojnë takimet në person, Ambasadorja Kim u takua virtualisht këtë javë me të rinjtë nga Këndet tona Amerikane në Tiranë, Vlorë dhe Kukës, për të biseduar se si është të jesh një nxënës i shkollave të mesme në Shqipëri, çfarë ajo vetë mësoi gjatë shkollës së mesme dhe pse marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë janë kaq të rëndësishme’, thuhet në një njoftim të ambasadës së SHBA në Tiranë.

“Ndërsa pret t’i takojë të rinjtë nga afër, deri atëherë, ajo i uroi atyre shëndet të mirë dhe ëndrra të mëdha!”, përfundon njoftimi i ambasadës së SHBA.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.