Luhatjet e këmbimit valutor në një javë

TIRANË, 11 prill /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë javë monedha europiane regjistroi luhatje të lehta në raport me Lekun, duke shfaqur qëndrueshmëri.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye në fundjavë me 126,34 lekë duke fituar pikë që nga dita e hënë ku shënoi nivelin 125,44 lekë.

Dollarit amerikan gjatë kësaj javë ka ndjekur një kurbë zbritëse duke humbur pikë nga dita e hënë deri të shtunën. Dollari u këmbye me 115,61 lekë, ndaj 116,10 lekë që ishte të hënën.

Ndërkaq paundi britanik u forcua me dy lekë, që nga fillimi i kësaj jave duke e mbyllur në kuotën e 144,25 lekë në fund të saj.

Franga zvicerane vazhdon të qëndrojë valuta më e fortë e kursit të këmbimit pasi vazhdon të fitojë pikë edhe gjatë kësaj jave duke kapur nivelin e 119,72 lekë në fundjavë ndaj 118,88 lekë që ishte të hënën. e.xh/ /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.