ITALI – Të paktën 619 viktima në 24 orët e fundit, ulet numri i të shtruarve në terapi intensive

ROME, 11 prill /ATSH-ANSA/- Sot jane regjistruar 4 694 infeksionet e reja 743 më shumë sesa dje, po ashtu numuri i viktimave në 24 orët e fundit ka qënë 619 persona , 49 më shumë se 24 orë më parë, shkruan gazeta italiane ”La Stampa”.

Numuri i përgjithshëm në Itali ka arritur në 19468 vdekje. Në mesin e viktimave edhe një farmacist.

Shumë persona pozitivë, po kurohen në shtëpi në karantinë, duke hequr barrën për spitalet ku spitalet në repartet e zakonshme bien me 98 persona , ndërsa në terapitë intensive u liruan 116 shtretër. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.