COVID-19/ MEPJ: Vizat afatshkurtra të lëshuara deri në datën 5 prill nga autoritetet koreane, të pavlefshme që nga data 13 prill

TIRANË, 11 prill/ATSH/ Vizat afatshkurtra (C-1 dhe C-3) të lëshuara deri në datën 5 prill nga autoritetet e Koresë së Jugut nuk do të jenë më të vlefshme që nga data 13 prill

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, ka njoftuar sot qytetarët shqiptarë që kanë marrë vizë afatshkurtër për në Kore të Jugut deri në datën 5 prill, se këto viza nuk do të jenë më të vlefshme që nga data 13 prill.

“Autoritetet koreane njoftojnë se për shkak të masave që Qeveria e Republikës së Koresë ka ndërmarrë, me qëllim minimizimin e përhapjes së Covid-19 kanë vendosur anulimin e të gjithë vizave afatshkurtra (C-1 dhe C-3) të lëshuara deri në datën 5 prill’, ka bërë të ditur Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

“Këto viza nuk do të jenë më të vlefshme që nga data 13 prill 2019, deri në një njoftim të dytë”, ka theksuar MEPJ.

Situata e përhapjes së pandemisë së koronavirusit, COVID-19 në të gjithë botën ka bllokuar lëvizjen e qytetarëve nga njëri shtet në tjetrin.

/gj.mima/ /A.G//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.