COVID-19 – Mbi 1 000 raste në Hong Kong, por kurba në rënie

HONG KONG, 11 prill /ATSH-DPA/ – Numri i rasteve me Covid-19 në Hong Kong tejkaloi shifrën 1 000 madje, po kurba e rasteve të reja është në rënie, thanë sot zyrtarët e vendit.

Njëmbëdhjetë rastet e reja të raportuara nga Qendra për Mbrojtjen e Shëndetit ishin numri më i ulët i infeksioneve të reja që qyteti ka parë brenda disa javësh.

Vetëm një nga 11 rastet konsiderohet si rast i transmetuar në vend, ndërsa 10 rastet e tjera kishin udhëtuar jashtë vendit gjatë periudhës së inkubacionit.

Javën e kaluar Hong Kong zbatoi testimin e detyrueshëm për të gjithë banorët që ktheheshin në territor me aeroplan, pas një sulmi të infeksioneve të reja mes studentëve që ktheheshin nga Europa dhe SHBA.

Shumë banorë të Hong Kongut qëndrojnë brenda shtëpive, por ka edhe nga ata që shkojnë në plazhe ose në shëtitje, në grupe me katër ose më pak persona, për të shmangur gjobat nga policia për shkeljen e ligjeve sociale të distancimit fizik./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.