15 të shëruar nga COVID-19, 197 në total

TIRANË, 11 prill/ATSH/ Në 24 orët e fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve nga COVID-19 duke e çuar numrin në 197.

Lajmi u bë i ditur nga zv/ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli në një komunikim për mediet.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Rakacolli tha se “vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive”.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social./k.s/ /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.