Tropojë/ Byberi për ATSH: Janë asistuar me ndihma 1005 familje në nevojë

TIRANË, 10 prill /ATSH – I. Vata/ Kryetari i bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi tha për ATSH se bashkia Tropojë ka marrë të gjitha masat për parandalimin e COVID-19, si dhe iu ka ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.

Byberi shprehet se “në 30 ditë pranë bashkisë Tropojë ka funksionuar Shtabi i Emergjencës Civile i cili jo vetëm ka survejuar situatën në çdo detaj por ka vepruar për çdo rast ne limitet e mundësive për t’ju ardhur në ndihmë secilit individ e familje ne nevoje me pako ushqimore e sanitare për ta përballuar normalisht këtë situate anormale”

“Vetëm nga kontributi e thirrja e bashkisë aksionit tonë njerëzor i janë përgjigjur shumë biznesmenë të Tropojës falë të cilëve deri në këtë moment janë asistuar 1005 familje që nga Nikaj-Merturi deri ne Bytyç”, theksoi ai.

Po ashtu Byberi shton se “këto janë shifra të dokumentuara zyrtarisht pa dashur të evidentoj të tjera donacione që kanë pasur karakter religjioz e janë ndarë nga objekte të kultit. Firmosa para 5 ditësh urdhrin për dyfishimin e ndihmës ekonomike për të gjithë përfituesit e saj dhe menjëherë ka filluar shpërndarja”.

“Për të vijuar jetën, shërbimet e pastrimin e terrenit në asnjë çast nuk ka munguar shërbimi ynë komunal kanë qenë në nivelin më të lartë të pastërtisë”, tha ai.

Ai tha se “me iniciative solidariteti nga ana jonë, por dhe e kompanisë dezinfektuese ‘Albiotek’ dy herë është kryer në ambientet e qytetit dhe ne gjithë institucionet publike dezinfektim profesional i cili do përsëritet kohë pas kohe.

“Pavarësisht nga kjo situate pandemie punonjësit tanë kane vijuar punën për përgatitjen e sezonit turistik duke mbjellur 2700 rrënje lule dekorative ne qytet dhe 2100 rrënje fidanë bliri në rrugën nacionale, Tropojë-Bajram Curri. Po vazhdon dhe po monitorohet puna e kompanisë që ka marrë përsipër unazën e qytetit, një investim ky 2.4 miliardë lekë i qeverise shqiptare. Po ruhet non-stop komunikim i shkëlqyer me institucionet mjekësore, OSHEE dhe Postes Shqiptare, që qytetarëve të mos ju mungojnë për asnjë çast shërbimet jetike”, tha ai.

Buberaj ju bënë apel qytetarëve të respektojnë rregullat e distancimit social dhe të qëndrojnë në shtëpi.

“Tropoja ka 4 raste të diagnostikuara zyrtarisht ku fatmirësisht 3 prej tyre tashmë rezultojnë të shëruar nga autoritetet mjekësore kombëtare”, tha Byberi për ATSH. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.