MILANO, 10 prill /ATSH-ANSA/- Shtatë robotë kanë ndihmuar mjekët dhe infermierët e spitalit Circolo di Varese të monitorojnë pacientët me COVID-19 të shtruar në reparte izolimi për disa javë, duke matur parametrat e tyre jetikë dhe duke u përgjigjur pyetjeve të tyre, në mënyrë që të i bëjnë ata të ndjehen edhe pak më pak të vetëm në izolimin e gjatë me të cilin përballen.
Robotët janë të dy llojeve dhe punojnë një në repartin e sëmundjeve infektive, dhe gjashtë të tjera punojnë në repartin e Mjekësisë me Intensitet të Lartë.
I pari quhet ”Ivo” dhe është një tabletë e e montuar nje karroce me rrota, i cili mund të lëvizë nëpër dhoma dhe kontrollohet nga distanca nga personeli shëndetësor përmes kompjuterit ose smartphone.
Me anë të një bisede video, ai lidh stafin me pacientët, duke i lejuar ata të shohin njëri-tjetrin. Mjekët dhe infermierët gjithashtu mund të kontrollojnë parametrat e pacientit duke parë monitorin pranë shtratit.
“Ivo është krijuar për të lejuar që fëmijët me leuçemi të marrin pjesë në mësime. Në këtë rast, ajo u modifikua për të lejuar monitorimin në distancë të pacientëve, duke shmangur kohën e veshjes së personelit shëndetësor, dhe zvogëlimin e konsumit të pajisjeve mbrojtëse” , shpjegon Paolo Grossi, drejtor i departamentit të sëmundjeve infektive. /os/
