SPORT/ COVID-19, Real Madrid njofton për ulje të pagave

MADRID, 10 prill /ATSH-AA/- Lojtarët, trajnerët e Real Madridit dhe disa drejtorë të klubit janë dakorduar për të ulur pagat e tyre pas ndikimit negativ financiar të pandemisë së koronavirusit të ri.

Klubet sportive në të gjithë botën po përballen me pasojat nga përhapja e pandemisë pasi ligat e futbollit dhe garat kryesore janë shtyrër apo janë anuluar.

“Lojtarët dhe trajnerët e ekipeve të para të futbollit dhe basketbollit të Real Madridit, të udhëhequr nga kapitenët e tyre, së bashku me drejtorët kryesorë të departamenteve të ndryshme të klubit kanë rënë dakord të ulin vullnetarisht shpërblimin e tyre për këtë vit nga 10 deri në 20 %, në varësi të rrethanave që mund të ndikojnë në mbylljen e sezonit aktual sportiv 2019/20”, njoftoi nga klubi spanjoll.

Klubi bën të ditur se është angazhuar që punëtorët e tjerë të klubit të mos vuajnë financiarisht nga kriza e pandemisë.

“Ky vendim, i marrë nga lojtarët, trajnerët dhe punonjësit, shmang masat traumatike që prekin pjesën tjetër të punëtorëve, si dhe kontribuon në objektivat ekonomike të klubit në funksion të uljes së të ardhurave që po vuan këto muaj si rezultat i pezullimit të garave dhe paralizës së një pjese të madhe të aktiviteteve të tij tregtare”, shtojnë nga klubi spanjoll. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.