NJU JORK – Cuomo: Efekti i COVID-19 mbi ekonominë më shkatërrues se 11 shtatori 2001

NJU JORK, 10 prill /ATSH/- Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, në konferencën e tij të përditshme, paralajmëroi se efektet e shpërthimit të koronavirusit në ekonominë e Nju Jorkut pritet të jenë më shkatërruese sesa sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, cituar nga “The Guardian”.

Shteti i Nju Jorkut po bëhet gati për një goditje të rëndë në të ardhurat e tij, diku midis 10-15 miliardë dollarë, në një kohë që qyteti i Nju Jorkut, i cilësuar si qyteti që nuk fle kurrë, është kthyer gati në një qytet fantazmë, me bizneset jothelbësore të mbyllura dhe banorët e tij të izoluar në shtëpi.

Pandemia e ka lënë ekonominë amerikane në vendnumëro, me më shumë se 6,6 milionë që kanë humbur punët e tyre, javën e kaluar./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.