MJEKESI – “Sanofi” dhuron hidroksiklorokinë në 50 vende të botës

PARIS, 10 prill /ATSH-MIA/- Ndërmarrja farmaceutike Sanofi do të dhurojë 100 milionë doza hidroksikloroinë në 50 vende të botës për të ndihmuar në luftën ndaj COVID-19.

Sanofi deklaroi se është dyfishuar kapaciteti prodhues i tetë fabrikave për prodhimin e hidroksiklorokinës në botë, duke shtuar se ata mund ta dyfishojnë prodhimin deri në verë.

Studimet klinike aktualisht janë duke u kryer në disa vende mbi efikasitetin dhe sigurinë e hidroksiklorokinës në trajtimin e COVID-19. Hidroksiklorokina është një derivat i klorokinës antimalarik dhe përdoret kryesisht në trajtimin e lupusit dhe artritit reumatoid.

Në fillim të prillit, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) paralajmëroi që klorokina antimalarike dhe derivati hidroksiklorokina mund të përdoret vetëm në trajtimin e COVID-19 në analizat klinike dhe në “programet e urgjencës”. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.