Kosovë/Ministria e Shëndetësisë merr vendim për personat e karantinuar në Qendrën Studentore 

PRISHTINE, 10 prill /ATSH/ -Ministria e Shëndetësisë njofton se personat të cilët kanë rezultuar dje negativ në COVID- 19 të karantinës së Qendrës së Studentëve në Prishtinë do të dalin në shtëpi për të qëndruar në vetkarantinë edhe për dy javë dhe duke respektuar rekomandimet e MSh dhe të IKSHPK-së, që të mos dalin nga shtëpitë e tyre gjatë kohës sa ende do të jenë nën mbikqyrje.

Personat që kanë rezultuar pozitiv në COVID-19 do të dërgohen në Klinikën Infektive. Ata që nuk manifestojë shenja të sëmundjes, do të nënshkruajnë një Deklaratë nën betim, me të cilën do të vetizolohet në shtëpi, nëse kanë kushte për ta bërë këtë, dhe do të jenë nën monitorim të vazhdueshëm.

Ky veprim do të koordinohet edhe me strukturat lokale të pushtetit.

Shkelja e udhëzimeve të MSh dhe të IKSHPK-së për vetizolimin e obliguar do të dënohet sipas legjislacionit në fuqi për situatat emergjente të shëndetësisë publike.

Në të njëjtën kohë, do të vazhdojë testimi edhe i personave që kanë mbushur mbi 2 javë në karantinën në Qendrën e Studentëve në Prishtinë dhe dalja nga karantina do të jetë gradual, i bazuar në rezultatet e testeve të bëra nga IKSHPK./KosovaPress/ /e.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.