Kontrolle bizneseve ushqimore në Elbasan, asnjë shkelje e konstatuar

TIRANË, 10 prill/ATSH/ Drejtoria Rajonale e Autoritetit të Kontrollit Ushqimor në Elbasan ka vijuar sot me inspektimin e bizneseve ushqimore në bashkinë e Elbasanit.

Në terren ishin dy grupe inspektimi prej të cilëve u inspektuan 4 subjekte nga të cilat 2 markete ushqimore he 2 dyqane kur tregtohet mish.

Gjithashtu, nga trupat inspektuese janë monitoruar dhe 5 subjekte të tregtimit të fruta-perimeve. Drejtoria Rajonale e Autoritetit të Kontrollit Ushqimor në Elbasan konstatoi se gjatë shërbimit përdoreshin maska, doreza dhe dezinfektantë. Në subjekte ishte i afishuar plani i masave për parandalimin e infeksionit COVID-19.

Në subjektet e inspektuara dhe të monitoruara nuk u konstatuan shkelje të legjislacionit në fuqi. z.tosku/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.