ANKARA, 10 prill /ATSH-AA/ – Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 122 viktima të reja në Iran duke e rritur në 4 232 numrin e viktimave nga koronavirusi.
Zyrtari për marrëdhëniet me publikun në ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour, deklaroi se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 122 viktima dhe 1 972 raste të reja.
“Me këtë numri i viktimave ka arritur në 4 232, ndërsa numri i rasteve në 68 192”, njoftoi Jahanpour, i cili informoi se 3 969 prej pacientëve ndodhen në gjendje kritike.
Më tej ai tha se që nga dje janë shëruar 3 156 persona duke e rritur në gjithsej 35 465 numrin e personave të shëruar.
Jahanpour shtoi se deri sot në të gjithë vendin, numri i personave të testuar për COVID-19 arrin në 242 568. / /sara/