Agjencia Telegrafike Shqiptare

INDUSTRI – Aston Martin aspiron të bëhet Ferrari britanik

LONDER, 10 prill /ATSH-ANSA/- Kompania britanike e prodhimit të makinave ”Aston Martin ka shtuar ambiciet e saj për të prodhuar makina super të shpejta dhe ekonomike.

”Eshtë koha që ne të rikthehemi në rrugën e duhur dhe të përpiqemi të bëhemi Ferrari britanik”, theksoi shefi i kompanisë Palmer.

”Prioritetet e menjëhershme të Aston Martin për këtë vit përfshijnë balancimin e ofertës dhe kërkesës dhe kthimin në ndërtimin e makinave me porosi”, tha Palmer.

”Ne duhet të përqëndrohemi në linjën e modelit të motorit të mesëm dhe ne kemi nevojë për të sjellë motorët tanë hibrid në të gjithë gamën e modelit sa më shpejt që të jetë e mundur, për të dhënë sinjalin tonë të qëndrueshmërisë”, tha Palmer.

Motorët e rinj do të duhet të montohen në modelet Aston Martin deri në mesin e vitit 2020, ndërsa projekti Lagonda pritet të jetë pjesë e programeve pas vitit 2024.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version