GJERMANI – Rënie e ndjeshme e marrëdhënieve tregtare me Kinën

BERLIN, 10 prill /ATSH-DPA/ – Eksportet gjermane shënuan fitime tej parashikimeve gjatë muajit shkurt, por tregtia me Kinën u kontraktua në mënyrë të dukshme në dy muajt e parë të vitit, pasi koronavirusi ndikoi dukshëm në ekonominë kineze.

”Eksportet nga ekonomia më e madhe e Europës drejt Kinës, atje ku koronavirusi u shfaq për herë të parë, ranë 8,9% në shkurt krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar”, tha Zyra Federale gjermane e Statistikave, Destatis.

”Importet nga Kina ranë 12%”, shtoi ajo.

“Efektet kryesore të krizës së koronavirusit në rezultatet e tregtisë së jashtme mund të priten nga muaji mars 2020”, theksoi Destatis.

Ndërkohë, në janar, eksportet gjermane në Kinë ranë me 6,5% krahasuar me një vit më parë. Importet nga Kina u ulën me 0,5%.

“Rënia e tregtisë së jashtme me Kinën është vetëm një parathënie e stuhisë që do të pasojë në muajt e ardhshëm”, tha Holger Bingmann, presidenti i Shoqatës gjermane të  Shitjes me Shumicë (BGA)./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.