GJERMANI – Merkel përgëzon përgjigjen e përbashkët dhe të bashkuar europiane ndaj COVID-19

BERLIN, 10 prill /ATSH-AFP/- Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha sot se marrëveshja e arritur nga Eurogroup përbën një përgjigje të përbashkët dhe të bashkuar ndaj koronavirusit të ri, në një kohë kur Gjermania ishte subjekt i kritikave të forta për refuzimin e saj për të bashkuar borxhin.

“Marrëveshja përbën një element të rëndësishëm të një reagimi të përbashkët dhe të bashkuar europian ndaj pandemisë së koronavirusit”, tha zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert, në Twitter.

“Tani është e mundur, në veçanti, që të gjitha vendet anëtare të fillojnë të luftojnë papunësinë. Programet duhet të zbatohen sa më shpejt që të jetë e mundur”, shtoi ai.

Gjermania, si Hollanda në veçanti, ende nuk pranon të bashkohet në një qasje të përbashkët me shtetet jugore të zhytura në borxhe të mëdha, të cilat i konsiderojnë të dobëta në menaxhimin e tyre./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.