FOTO/ “Nëse po e sheh këtë poster…” / Nisma e veçantë e bashkisë së Tiranës për sensibilizimin e qytetarëve

TIRANË, 10 prill/ATSH/Nisma më e fundit e bashkisë së Tiranës është shumë e veçantë. Nëpër çdo rrugë të Tiranës tashmë do të shihni nga një mesazh sensibilizues, që i përket secilit prej nesh.

Hapësirat që dikur kanë qenë zënë nga reklamat e marketingut, janë mbushur me mesazhe sensibilizuese për gjithë qytetarët e Tiranës. Për gjyshet e gjyshërit, për vrapuesit, për çiklistët, për një qytetar që thjesht ka dalë këto ditë nëpër rrugët e kryeqytetit, ka vetëm një mesazh: Qëndro në shtëpi.

Ndërsa nuk mungojnë edhe mesazhet e falenderimit për ata që janë në krye të detyrës këto ditë të vështira pandemie.

“Nëse po e sheh këtë poster rri në shtëpi”, shkruan kryebashkiaku Veliaj./k.s/ /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.