EKONOMI – Meksika marrëveshje me SHBA për uljen e prodhimit të naftës

MEKSIKO, 10 prill /ATSH-AFP/- Presidenti meksikan, Andrés Manuel Lopez Obrador tha sot se kishte arritur një marrëveshje me presidentin amerikan, Donald Trump, për të zvogëluar prodhimin e naftës në vend.

Bëhet fjalë për një çështje që ka lënë në pritje një marrëveshje midis vendeve prodhuese, për një ulje masive të furnizimit me arin e zi.

Presidenti saktësoi se vendi i tij do ta zvogëlojë pompimin e naftës me 100 000 fuçi në ditë dhe SHBA me 250 000 më shumë në krahasim me angazhimet e tyre të mëparshme për të kompensuar pjesën e Meksikës.

Obrador theksoi, gjatë një konference për shtyp, se ishte homologu i tij amerikan që mori iniciativën për ta kontaktuar./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.