COVID-19 – Portugalia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme deri më 1 maj

LISBONË, 10 prill /ATSH-AFP/- Portugalia nuk duhet të ulë vigjilencën përballë pandemisë së koronavirusit, u shpreh sot presidenti portugez, Marcelo Rebelo de Sousa, duke njoftuar qëllimin e tij për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme deri më 1 maj.

Kryeministri, Antonio Costa mbrojti gjithashtu vazhdimësinë e masave të kontrollit, sepse heqja e gjendjes së jashtëzakonshme do t’i jepte vendit një mesazh të gabuar.

“Unë do të ndërmarr nismën për të rinovuar gjendjen e jashtëzakonshme deri më 1 maj. Në këtë çast vendimtar, ne nuk mund ta ulim vigjilencën tonë”, tha Rebelo de Sousa.

Sipas presidencës, gjendja e jashtëzakonshme, në fuqi nga 19 mars deri më 17 prill, do të zgjatet zyrtarisht fundjavën e ardhshme edhe për dy javë të tjera.

Sipas një raporti të botuar sot, Portugalia ka 15 472 raste infektimi dhe 435 vdekje nga COVID-19, të deklaruara zyrtarisht./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.