TIRANË, 10 prill /ATSH/- Mbi 70 mijë familje shqiptare përfitojnë dyfishin e pagesës së ndihmës ekonomike, në kushtet e situatës së jashtëzakonshme që po kalon vendi nga COVID-19.
Në një njoftim, bashkia Përrenjas, njoftoi se familjet përfituese kanë filluar me tërheqjen e pagesës së dyfishuar.
Falë paketës mbështetëse të Qeverisë anti-COVID-19 u bë i mundur dyfishimi i pagesës së ndihmës ekonomike për familjet që rezultojnë përfitues të ndihmës ekonomike ose që kanë aplikuar për të përpara datës 10 mars.
“Pagesa është sa dyfishi i shumës së llogaritur sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, Përfituese janë edhe ata që kanë aplikuar para datës 10 mars. Nga kjo paketë përfitojnë mbi 70 mijë familje shqiptare”- citon njoftmi i bashkisë Përrenjas. /j.p/