VIDEO- Bulqizë/ Vijon operacioni humanitar për familjet në nevojë në njësinë administrative Martanesh

TIRANË, 9 prill /ATSH – I. Vata/- Bashkia Bulqizë po vijon me shpërndarjen e ndihmave ushqimore për familjet në nevojë në çdo njësi administrative dhe fshat që askush të mos mbetet pa ndihma në këtë situatë emergjente të krijuar nga COVID-19.

Bashkia Bulqizë shpërndau sot ndihma ushqimore për familjet në nevojë në njësinë administrative Martanesh gjithashtu asistoj më ndihma dhe moshat e treta e pensionistë që jetojnë vetëm.

Ekipet e bashkisë shpërndanë ndihma ushqimore për 30 familje në nevojë, të cilat vijojnë vetizolimin nga situata e krijuar prej COVID-19.

Në njoftimin e bashkisë Bulqizë thuhet se aksioni humanitar është shtrirë në të gjithë territorin e Bashkisë, duke u rikthyer sërish tek familjet që kanë më shumë nevojë.

Bashkia Bulqizë vlerëson çdo kontribut të bizneseve dhe individëve që kanë mundësi për t’iu gjendur pranë atyre që sot ndihen në vështirësi./a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.