USAID: Rrjeti i Telemjekësisë i rëndësishëm në kohën e pandemisë dhe të distancimit social

TIRANË, 9 prill /ATSH – I. Vata/ USAID, deklaroi sot se Rrjeti i Telemjekësisë është tepër i rëndësishëm sidomos gjatë kësaj kohe të pandemisë dhe të distancimit social.

“14 njësitë e Telemjekësisë, ngritur në Universitetin e Mjekësisë dhe në spitalet rajonale në të gjithë vendin, janë në gjendje të lidhen në kohë reale me Qendrën Kombëtare të Telemjekësisë në Tiranë. Platforma elektronike bën të mundur që mjekë dhe infermierë në spitale të ndryshme, të këshillohen me njëri-tjetrin për raste të vështira, si dhe të trajnohen nga kolegë ekspertë. Profesionistët e shëndetësisë, këta heronj të heshtur të luftës kundër COVID-19, kanë në dispozicion edhe këtë mjet, që i shtohet profesionalizmit, përkushtimit dhe kurajos së tyre”, shprehet USAID.

USAID dhe Zyra Amerikane e Bashkëpunimit për Mbrojtjen, gjatë viteve 2009-2016 ndihmuan Ministrinë e Shëndetësisë të krijojë Rrjetin e Telemjekësisë dhe Programin Elektronik të Shëndetit (e-Health). /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.