Shqipëria deri më sot ka bërë 8,2 testime për çdo rast pozitiv të evidentuar

TIRANË, 9 prill/ATSH/ Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj deklaroi se “Shqipëria deri më sot ka bërë 8,2 testime për çdo rast pozitiv të evidentuar, ose thënë ndryshe 12,7 % e testimeve kanë dalë pozitive”.

Beqaj iu përgjigj sot të gjithë atyre që kërkojnë më shumë testime, duke publikuar se çfarë këshillon OBSH për testimet masive.

“Meqë të gjithë ata që po kërkojnë testime masive, deklarojnë që këtë gjë e kërkon edhe OBSH, në vijim është link në Youtube i konferencës për shtyp të OBSH-së në datë 29 mars. Pra para 10 ditësh. https://m.youtube.com/watch… Në minutat nga 54.00 në 56.45 mund të dëgjoni vetë se çfarë thotë OBSH me gojën e Michael Ryan, drejtor ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore lidhur me testimet”, tha Beqaj.

Ndërkohë ai publikoi edhe grafikët ku ilustrohet ecuria e testimeve në Shqipëri.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.