SHBA – Disney kalon pragun prej 50 milionë abonentësh në botë

SAN FRANÇISKO, 9 prill /ATSH-AFP/ – Platforma video streaming Disney numëron tashmë 50 milionë abonentë që e paguajnë në të gjithë botën, pesë muaj pas fillimit të saj në SHBA dhe dy javë pas mbërritjes së saj në Europë.

“Ne jemi të nderuar që Disney argëton miliona persona dhe ky është një ogur i mirë për zgjerimin tonë në të ardhmen në Europën Perëndimore, në Japoni dhe në të gjithë Amerikën Latine më vonë këtë vit”, theksoi Kevin Mayer, president i aktiviteteve në lidhje të drejtpërdrejtë me konsumatorët e grupit Disney, në një komunikatë.

Disney hyri në skenë në nëntor në Amerikën e Veriut, Hollandën, Australinë dhe Zelandën e Re.

Për disa dollarë ose euro në muaj, Disney të jep mundësinë e përdorimit të programeve origjinale, përfshirë “The Mandalorian” që zhvillohet në universin e Star Wars, më shumë se 500 filma dhe mijëra episode të serialeve.

Në fillim të shkurtit, platforma numëronte mbi 28 milionë abonentë, duke tejkaluar parashikimet e veta, sipas Bob Iger, ish-kreu i Mbretërisë së Magjepsur, i cili kaloi detyrën pak pas kësaj.

Këto dy javë Disney është vendosur në Britaninë e Madhe, Irlandë, Francë, Gjermani, Itali, Spanjë, Austri dhe Zvicër.

Në Indi, Disney numëron tetë milionë abonentë, numër që është rritur që nga java e kaluar, kur shërbimi u bë i disponueshëm atje përmes platformës Hotstar./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.